Njoftohen të gjithë autorët shqiptar dhe të huaj

Çfarë është autori krijues?
April 7, 2017

Njoftohen të gjithë autorët shqiptar dhe të huaj

Njoftohen të gjithë autoret shqiptare dhe të huaj, (kompozitorë, poetë, orkestrues, shkrimtarë, piktorë, skulptorë, fotografë, gazetarë, eseistë, karikaturistë apo/dhe autorë të veprave të tjera artistike) si dhe trashëgimtarët, se për të përfituar nga shpërndarja e të ardhurave nga veprat e tyre duhet të kryejnë deklarimin e të gjithë veprave pranë zyrave të Albautor si më poshtë:

Agjensia Albautor
Bulevardi “Bajram Curri”
Nr. 114, Kati II, Ap, 1, 
Njesia Bashkiake nr. 5
Tirane, 1006.
Tel: +355 44 529 797
Website: http://albautor.net
e-mail: contact@albautor.net
Në deklarim përfshihet dokumentacioni i mëposhtëm:
  • Lista e plotë e veprave e nënshkruar dhe/ose kopje e veprave.
  • Adresa e banimit/vendi i punës, email, nr. telefonit.
  • Të dhënat e llogarisë bankare për kryerjen e pagesave.
  • Kopje e thjeshtë e dëshmisë së trashëgimisë në rastin kur autori është ndarë nga jeta.

Deklarimi i veprave përbën kusht themelor për marrjen e të ardhurave dhe në përgjithësi për mbrojtjen e autorësisë. Në rast mos interesimi e për rrjedhojë mos shpërndarjen e vlerave ekonomike brenda 3 viteve, këto shuma kalojnë automatikisht në llogari të Albautor dhe autorëve të tjerë sipas legjislacionit ne fuqi.

Drejtori i Albautor
Erlir Puto

Albanian