CISAC NË MBËSHTETJE TË ALBAUTOR

Raporti i KE 2016 Shqiperia
May 12, 2017
LETËR E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË CISAC DREJTUAR KRYEMINISTRIT SHQIPTAR Z. EDI RAMA
October 19, 2017

CISAC NË MBËSHTETJE TË ALBAUTOR

Në datat 16 deri në 19 Maj në kuadër të një programi të posacëm mbështetjeje që CISAC po kryen për ALBAUTOR në vitin 2017, ishin të pranishëm në Tiranë Z. Mitko Chatalbachev Drejtor i Përgjithshëm për Evropën i CISAC si dhe Z. Michael Battiston ekspert ndërkombëtar për të drejtën e autorit. Miqtë e CISAC pasi u njohën me punën e Albautor na përgëzuan për sukseset e arritura dhe premtuan që gjatë gjithë vitit 2017 e në vazhdim të mbështesin ALBAUTOR me një sërë programesh zhvillimi dhe trajnimi, si dhe me ndërmjetësimin e CISAC në zgjerimin e lidhjeve dhe shfrytëzimin sa më të mirë të veprave të autorëve shqiptarë në Botë dhe në vecanti në sistemet online të transmetimit të veprave. Gjithashtu një plan i posacëm bashkëpunimi po hartohet për të mbështetur ALBAUTOR nga Organizatat Ndërkombëtare, përfshirë dhe Institucionet e Bashkimit Evropian dhe Administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

 

Albanian