NUK MUND TË VIDHET MË E DREJTA E AUTORIT!

Vendimi i Tarifave Perfundimtar
December 18, 2017
TË GJITHË NË MBROJTJE TË SË DREJTËS SË AUTORIT
December 21, 2017

NUK MUND TË VIDHET MË E DREJTA E AUTORIT!

 

 

 

NUK MUND TË VIDHET MË E DREJTA E AUTORIT!
Asambleja e Albautor, organizata e artistëve dhe krijuesve mbështet vendimet e Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit pranë Ministrisë së Kulturës për miratimin e Sistemit Tarifor për pagesën e të drejtës së autorit, si një hap thelbësor për funksionimin e të drejtës së autorit në Shqipëri.
Ndërkohë Albautor proteston ndaj tendencave të mediave audiovizive kombëtare (Top Channel, Klan, Digitalb, Vizion Plus, Tring, etj) të cilat janë bashkuar në një front të paligjshmërisë për të anuluar në Gjykatën Administrative të Apelit këtë Sistem Tarifor (m.gj.s më i ulëti në vendet e rajonit), si dhe për të vazhduar edhe në vitet e ardhshme në rrugën e abuzimit me të drejtat e autorit.
Njoftojmë opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar, si shtresa e gjerë e krijuesve shqiptarë do të luftojë deri në fund për mbrojtjen e të drejtës së autorit në Shqipëri, si mbrojtje e vlerave kombëtare, kundër çdo abuzuesi të pushtetshëm ose jo, si dhe ndaj çdo bashkëpunëtori servil të tyre
ALBAUTOR.

Albanian