Repertori i Albautor

Veprat e mbrojtura nga ALBAUTOR përfshijnë:

1.  Veprat muzikore me ose pa tekst, të drejtat e të cilave njihen si TË DREJTA TË VOGLA, që përfshijnë si veprat ekzistuese dhe ato të shkruara nga kompozitorët e autorët pavarësisht apo posaçërisht në bazë të kërkesës së TRANSMETUESIT/PRODHUESIT.

2.  Veprat dramatike e dramatiko-muzikore, të drejtat e të cilave njihen si TË DREJTA TË MËDHA:·  operat, operat komike, dramat lirike, operetat, muzikalet, baletet, pantonimat, teatret me kukulla, tragjeditë, komeditë, dramat, koncertet variete, shfaqjet e estradës, si dhe në përgjithësi të gjitha veprat, që mbrohen nga ALBAUTOR, të autorëve shqiptarë dhe autorëve të shoqërive mbledhëse kolektive simotra të huaja, që ALBAUTOR përfaqëson në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këtu përfshihen gjithashtu veprat ekzistuese dhe ato të shkruara pavarësisht apo posaçërisht nga kompozitorët e autorët në bazë të kërkesës së TRANSMETUESIT/PRODHUESIT;

·  skenarë, pjesë letrare, dialogje, muzika originale në filmat e çfarëdolloji, kinematografikë apo televizivë, serialet ose pjesë serialesh, si dhe në përgjithësi të gjitha veprat, që mbrohen nga ALBAUTOR të autorëve shqiptarë dhe autorëve të shoqërive mbledhëse kolektive simotra të huaja, që ALBAUTOR përfaqëson në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këtu përfshihen gjithashtu veprat ekzistuese dhe ato të shkruara pavarësisht apo posaçërisht nga kompozitorët e nga autorët në bazë të kërkesës së TRANSMETUESIT/PRODHUESIT;

3.  Veprat letrare dhe tekstet e çfarëdo lloji, të drejtat e të cilave njihen si TË DREJTA LETRARE:- poezi, prozë poetike, skeçe, etj si dhe në përgjithësi të gjitha veprat, që mbrohen nga ALBAUTOR të autorëve shqiptarë dhe autorëve të shoqërive mbledhëse kolektive  simotra të huaja, që ALBAUTOR përfaqëson në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këtu përfshihen gjithashtu veprat ekzistuese dhe ato të shkruara pavarësisht apo posaçërisht nga autorët në bazë të kërkesës së TRANSMETUESIT.

4. Veprat audiovizuale (me zë e figurë) të drejtat e të cilave njihen si TË DREJTA AUDIOVIZUALE;- përfshin kontributet letrare të autorëve (dorëshkrim original, skenar dhe dialogje) dhe drejtimin regjizorial të filmave kinematografikë, filmave televizivë (përfshirë serialet) si dhe muzikën e sinkronizuar me to dhe në përgjithësi krijimet e realizuara nëpërmjet një seri imazhesh të shoqëruara e të lidhura me njëra-tjetrën, me ose pa zë, që përbëjnë në konceptimin e realizimin e tyre rezultatin e kontributeve të veçanta të autorëve të këtyre krijimeve (psh. skenaristëve, dialogistëve, kompozitorëve e regjizorëve/producentëve).

(Vetëm për veprat kinematografike të prodhuara nga ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”, ALBAUTOR përfaqëson të drejtat e autorëve solidarisht me FMAA, organizatë  kjo, që ka në gjirin e vet regjizorë dhe një pjesë skenaristësh të këtyre veprave, ish-anëtarë të ALBAUTOR, që janë organizuar mëvetësishëm në këtë organizëm. Kompozitorët e muzikës së filmave në fjalë dhe një pjesë skenaristësh janë anëtarë të ALBAUTOR.)

Albanian