Rreth Albautor

Rreth Albautor


Agjensia Kolektive e Mbrojtjes së të Drejtave të Autorëve

ALBAUTOR është organizatë mbledhëse e të drejtave të autorëve, kompozitorëve dhe botuesve të veprave artistike, letrare, muzikore e audiovizuale. Themeluar në vitin 1992 si shoqatë e autorëve, kompozitorëve, artistëve dhe botuesve ALBAUTOR ka në gjirin e vet autorë nga më të shquarit të fushave perkatëse të të gjithë brezave dhe gjinive të krijimtarise artistike.

Eshtë Agjensia e parë dhe më e rëndësishme që vepron në fushën e të drejtave të autorit në Shqipëri. Pas një ristrukturimi të plotë të kryer në pranverën e vitit 2015, janë zgjedhur drejtuesit e rinj të saj me synim ngritjen e një sistemi të drejtë e ligjor për mbledhjen e të drejtave të autorit dhe shpërndarjen e drejtë të këtyre të ardhurave tek titullarët e veprave. Agjensia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Autorëve (ALBAUTOR), është licencuar me Urdhrin e Ministrit të Kulturës nr. 158 datë 21.04.2015, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 65 datë 29.04.2015, si përfaqësuesja e vetme e të drejtave të krijuesve në Republikën e Shqipërisë sipas parashikimeve të ligjit Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar.

Që prej vitit 1993 ALBAUTOR është anëtar i Konfederatës Botërore të Shoqërive të Autorëve, Kompozitorëve dhe Botuesve (CISAC) duke realizuar në këtë mënyrë integrimin e repertorit të veprave të mbrojtura e të drejtave të autorëve shqiptarë ne sistemin botëror të organizatave mbledhëse dhe mbrojtësve të ketyre të drejtave në bazë territori (sipas vendeve), si dhe anasjelltas përfaqësimin e mbrojtjen e veprave të mbrojtura e të drejtave të autorëve të huaj të rregjistruar në këtë sistem botëror në territorin e Republikës së Shqipërisë.

ALBAUTOR mbron dhe përfaqëson në territorin shqiptar  pothuajse gjithë titullarët e rregjistruar në sistemin e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit (të gjithë titullarët e rregjistruar e të njohur ligjërisht në rreth 239 organizata kolektive autorësh të përfshirë në këtë sistem administrimi nga mbi 123 vende anëtare të OKB-së) si edhe organizata të administrimit kolektiv, që nuk janë pjesë e këtyre dy organizatave (nëpërmjet marrëveshjeve përkatëse të reciprocitetit lidhur me to).

Në këtë cilësi, ALBAUTOR përfaqëson të drejtat pasurore për përdorimin dhe shfrytëzimin e veprave të autorëve për të gjithë këta titullarë, lidhur me “çdo lloj e mënyrë përdorimi e shfrytëzimi” të tyre nga cilido subjekt në territorin shqiptar, ashtu siç përcakton kuadri ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Struktura e organizatës


  • Asambleja e Përgjithshme (lista e plotë )
  • Këshilli Drejtues
    • Eriona Rushiti
    • Etrita Ibrahimi
    • Agim Doci
    • Sokol Marsi
    • Elton Deda
  • President i Albautor
    • Z. Elton Deda
  • Drejtor i Albautor
    • Prof. As. Dr. Erlir Puto
Albanian