E drejta e autorit është e drejta ekskluzive e kopjimit të një vepre krijuese ose për të lejuar dikë të bëjë diçka te tillë. E drejta e autorit mbi një vepër lind automatikisht në momentin e krijimit të veprës origjinale ose të prejardhur.
E drejta e autorit aplikohet te të gjitha veprat origjinale letrare dhe artistike. Këto përfshijnë librat, muzikën, skulpturat, pikturat, fotografitë, filmat, programet radio-televizive.
E drejta e autorit përfshihet dhe te subjekte të tjera, e cila përfshin regjistrimin e tingujve (të tilla si rregjistrimet, kasetat dhe kompakt disqet) performancat e interpretuesve dhe sinjalet e komunikimit.
E drejta e autorit dhe të drejtat të lidhura me to, janë thelbësore për krijimtarinë njerëzore, duke u dhënë në këtë mënyrë nxitje krijuesve në formën e njohjes dhe shpërblimeve të drejta ekonomike. Sipas këtij sistemi të drejtash krijuesit janë të siguruar që veprat e tyre mund të shpërndahen pa frikën e kopjimit të paautorizuar dhe piraterisë. Kjo është për të ndihmuar rritjen e aksesit dhe për të shijuar kënaqësinë e kulturës, njohurive dhe argëtimeve në të gjithë botën.
Kur një person krijon një vepër letrare, muzikore, shkencore apo artistike, ai/ ajo është titullari i asaj vepre dhe është i/e lirë për të vendosur mbi destinacionin apo fatin e përdorimit të saj. Ai person (i quajtur krijuesi ose autori ose titullari i të drejtave) mund të kontrollojë fatin e veprës. Meqënëse, nga ligji dhe konventat, vepra është e mbrojtur nga e drejta e autorit që nga momenti i krijimit dhe nuk ka nevojë për formalitete si kusht i asaj mbrojtjeje.
E drejta e autorit është mbrojtja ligjore e shtrirë te titullari i të drejtave në një vepër origjinale që ai ka krijuar. Ajo përbëhet nga 2 grupe kryesore të drejtash: të drejtat ekonomike dhe të drejtat morale .
Të drejtat ekonomike janë të drejtat e riprodhimit, transmetimit, performancës publike, përshtatjes, përkthimit, recitimit ne publik, shfaqjes publike, shpërndarjes e kështu me radhë.
Të drejtat morale përfshijnë të drejtat e autorit për të kundërshtuar ndonjë shtrembërim, gjymtim apo modifikim/ndryshim tjetër që mund t'i bëhet veprës së tij që mund të dëmtojë nderin apo reputacionin e tij.
Autor është çdo person fizik ose një grup personash fizikë, që krijon vepër letrare, artistike, shkencore, produkt intelektual origjinal, i materializuar, pavarësisht nga forma dhe mënyra e të shprehurit.
Krijuesit origjinale të veprave të mbrojtura me të drejtën e autorit, dhe trashëgimtarëve të tyre, kanë të drejta të caktuara themelore. Ata mbajnë të drejtën ekskluzive për përdorim ose të autorizojnë të tjerët për të përdorur veprën mbi kushte dhe marrëveshje të rëna dakord. Krijuesi i veprës mund të ndalojë ose të autorizojë:
Një fushë e të drejtave të lidhura me të drejtën e autorit është zhvilluar me shpejtësi në këto 50 vitet e fundit. Të drejtat e lidhura janë:
Duke pasur parasysh të drejtat e parashikuara nga e drejta e autorit të aplikuara për autorët, “të drejtat e lidhura”, gjithashtu të njohura edhe si “të drejta fqinje” kanë të bëjnë me kategori të tjera të pronarëve të të drejtave, domethënë, artistëve interpretues e ekzekutues, prodhuesve të fonogrameve dhe të organizatave transmetuese. Të drejtat e lidhura janë të drejta që i përkasin interpretuesve, prodhuesve të fonogramit, dhe organizatave transmetuese në lidhje me interpretimet e tyre, fonogramet dhe transmetimet respektive.
E drejta e autorit shtrihet vetëm tek shprehjet dhe jo tek idetë, procedurat, metodat e veprimit ose konceptet matematikore si të tilla.
Organizatat transmetuese janë të mbrojtura si mbajtës të të drejtave të lidhura sipas Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Interpretuesve, Prodhuesve të Fonogrameve dhe Organizatat Transmetuese (Konventa e Romës). Përmbajtja e emisionit si e tillë, mund të jetë e mbrojtur nga e drejta e autorit dhe të drejtave të lidhura me to, varet nga legjislacioni kombëtar. Formatet televizive, megjithatë nuk janë diskutuar në WIPO si subjekt i mbrojtjes së veçantë ndërkombëtare.
Një karakter mund të jetë i mbrojtur sipas të drejtës së autorit nëse është një shprehje origjinale e një autori. Artikujt tregtarë të tilla si lodrat, lojrat interaktive, librat dhe veshjet duke përfshirë karakteret gjithashtu mund të jenë të mbrojtura nga të drejtat e pronësisë intelektuale në rrethana të caktuara, kryesisht e drejta e autorit dhe tregtimi i markave, së bashku me fushat e tjera të ligjit.
Në rrethanat më të shumta e drejta e autorit nuk i mbron emrat. E drejta e autorit mund ose mund të mos jetë në dispozicion për titujt, sloganet dhe logot, në varësi të faktit nëse ato përmbajnë autorësi të mjaftueshme.
Nuk janë objekt i së drejtës së autorit dhe nuk gëzojnë mbrojtje nga ky ligj:
Përderisa e drejta e autorit ekziston automatikisht, mbajtësi i të drejtës është i mbrojtur sipas ligjit në fuqi. Regjistrimi në Drejtorinë për të Drejtën e Autorit është fakultativ, pra nuk është i detyrueshëm dhe shërben për të evidentuar të drejtën e autorit mbi një vepër të caktuar si pjesë e Regjistrit të të Drejtës së Autorit.
Veprat e prejardhura janë krijime intelektuale, që realizohen duke u bazuar në një ose disa vepra që kanë ekzistuar më parë, si përkthimet, përshtatjet, aranzhimet muzikore, ilustrimet, dokumentarët, riprodhimet artistike, faqet e internetit me të dhëna statike ose ndërvepruese, si dhe ndryshime të tjera të krijimeve/veprave letrare, shkencore ose artistike origjinale që mund të transformohen, të rimodelohen ose të përshtaten, dhe të cilat mbrohen si krijime/vepra origjinale në mënyrë të pavarur nga të drejtat e autorit të krijimit origjinal.
Në kuptim të ligjit Nr. 35/2016, me termin “domen publik” konsiderohet tipologjia ose regjimi i përdorimit të lirë nga publiku të veprave të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilave u ka mbaruar afati i mbrojtjes në bazë të këtij ligji ose që nuk kanë qenë ndonjëherë nën mbrojtjen e ligjit të së drejtës së autorit.
Albautor është anëtare e CISAC, Konfederatës Ndërkombëtare të Shoqërive të të drejtave të Autorëve dhe Kompozitorëve, dhe nëpërmjet marrëveshjeve të përfaqësimit reciprok me mbi 80 shoqëri të huaja të të drejtave të autorit në të gjithë botën, përfaqëson në Shqipëri një repertor muzikor botëror të përbërë nga miliona vepra muzikore të të gjitha zhanreve.
Albautor bazuar në kontratat e përfaqësimit reciprok mbledh në emër të shoqërive të huaja të drejtat e autorit në territorin e Shqipërisë për anëtarët e agjencive simotra, dhe ia përcjell më pas këto të ardhura agjencisë përkatëse e cila i shpërndan tek anëtarët e saj.
Njëkohësisht shoqëritë e huaja të të drejtave të autorit, bazuar në kontratën e përfaqësimit reciprok, mbledhin në emër të Albautor, në territoret e vendeve të tyre, të drejtat e autorit për anëtarët e Agjencisë Albautor dhe këto të ardhura ia transferojnë Albautorit e cila i shpërndan ato tek anëtarët e saj.