Krijuesit shqiptarë janë bashkuar nëpërmjet Agjencisë Kolektive të të Drejtave të Autorit “ALBAUTOR”, për të protestuar së bashku dhe për të ndaluar juridikisht përdorimin abuziv të pronësisë së tyre autoriale nga ana e Radio Televizionit Shqiptar.

    DEKLARATË

    Drejtuar: Radio Televizionit Shqiptar, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Thoma ​GËLLÇI,
    Adresuar: Rruga “Ismail Qemali” nr. 11, Tiranë.

I Nderuar Z. Drejtor i Përgjithshëm i R.T.SH.

Me keqardhje konstatojmë abuzimin e vazhdueshëm të R.T.SH., që vepron dhe funksionon në bazë të të ardhurave nga taksapaguesit shqiptarë si dhe nga buxheti i shtetit, me të drejtat e autorit. R.T.SH. në mënyrë masive, të vazhdueshme e të përsëritur, shkel të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura që ne përfaqësojmë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Shfrytëzimi i veprave të autorëve nga R.T.SH. përbën një rast flagrant të vjedhjes së pronës të secilit autor të Agjencisë Albautor dhe të abuzimit haptas me kulturën kombëtare dhe vlerat që ajo përfaqëson. Në lidhje me sa më sipër,

JU KËRKOJMË:
  • Ndalimin e transmetimit, shitjes e të shfrytëzimit në çdo formë të secilës vepër artistike të krijuar apo përfaqësuar nga ne, përshirë këtu transmetimin valor, dixhital, shitjen e materialit arkivor, nëpërmjet internetit, YouTube, Amazon, iTunes, Spotify, etj., deri në momentin e arritjes së marrëveshjes mes palëve.
  • Pagesën e menjëhershme të detyrimit për vitet 2018 – 2019 pranë “S.U.A.D.A.” (Sporteli Unik i Administrimit të së Drejtës së Autorit), sipas sistemit tarifor të miratuar nga Ministria e Kulturës e të lënë në fuqi me vendim të formës së prerë nga vendimi nr. 186/47 datë 11 Qershor 2019 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  • Mos respektimi i kësaj kërkese, qoftë edhe në një rast të vetëm, përbën shkak për paraqitjen e kallëzimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje të përsëritur të nenit 149 dhe 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar.

Repertorit të secilit autor nënshkrues të kësaj deklarate i bashkohet edhe repertori i përfaqësimit reciprok nga Albautor, me më shumë se 120 shtete të Botës si më poshtë:

    SUISA (Zvicër), TEOSTO (Finlandë), UACRR (Ukrainë), SOKOJ (Serbi), UCMR – ADA (Rumani), AUTODIA (Greqi), ACUM (Israel), CASH (Hong-Kong), ATN (Kili), AKKA (Letoni), PRS (Angli: Anguilla, Antigua and Barbuda, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Belize, Bermuda, British Antarctic Territory, British Indian Ocean Territory, British Virgin Islands, Brunei, Cayman Islands, Channel Islands, Cyprus, Diego Garcia, Dominica, Falkland Islands, Ghana, Gibraltar, Grenada, Guyana, India, Ireland, Republic of Jamaica, Kenya, Malawi, Malaysia, Malta, Man (Isla of), Montserrat, Nigeria, Pakistan, Pitcairn Islands, St Helena, St Kitts and Nevis, St Lucia, St Vincent and the Grenadines, Seychelles, Sierra Leone, Singapore, South Georgia, South Sandwich Islands, Sri Lanka, Tanzania, Tonga, Trinidad & Tobago, Tristan da Cunha, Turks and Cairos Islands, Uganda, United Kingdom, Zambia, Zimbabve), ARTISJUS (Hungari), JASRAC (Japoni), KODA (Danimarkë), IMRO (Irelandë), LATGA – A (Lituani), JACAP (Xhamajkë), STIM (Suedi), ZAiKS (Poloni), SOCAN (Kanada), SACEM (Republika Franceze: France, Martinique, Guadeloupe, Guyane, Reunion Mayotte, Polynesie, Nouvelle-Caledonie, Saint-Pierre, Miquelon; Benin, Burkina, Cameroun, Congo, Congo, Cote d'Ivoire, Djibouti, Egjipt, Gabon, Gambie, Guinee, Liban, Madagascar, Mali, Marok, Mauritani, Niger, Senegal, Tchad, Togo, Tunisie, Turquie, Zaire), HARRY FOX AGENCY – HFA (SH.B.A.), SOGEM (Meksikë), GESAP (Gjerogji), AKM (Austri), CARCC (Kanada), AMUS (Bosnje-Herzegovina), OSA (Republika Çeke), SESAC (SH.B.A.), BMI (SH.B.A.), ASCAP (SH.B.A.), AMRA (SH.B.A.), SIAE (Itali), MSG (Turqi), MESAM (Turqi), EAU (Estoni), SABAM (Belgjikë), MUSICAUTOR (Bullgari), GEMA (Gjermani), PAM CG (Mali Zi), VEGAP (Spanjë), SGAE (Spanjë), ZAMP (Maqedoni), HDS ZAMP (Kroaci), DACS (Mbretëria Bashkuar), SACM (Meksikë), AWGACS (Australi), ASDACS (Australi), AEI (Guatemal), GHAMRO (Gana), ALCS (Mbretëria Bashkuar), VDFS (Austria), SPA -AUTORES (Portugali), SOCINPRO (Brazil), STEF (Islandë), ECCO (Eastern Caribbean - Saint Lucia), MOSCAP (Mongoli), MCSN (Nigeri), SAVA (Argjentinë), SAYCO (Kolumbi), FILMAUTOR (Bullgari), KAPIOSTO (Finlandë), SODRAC (Kanada), SAIF (Francë), OAZA (Republika Çeke), REDES (Kolumbi), OFA (Serbi), ABRAMUS (Brazil), GCA (Gjerogji), VCPMC (Vietnam), AAS (Azerbajxhan).

1.Adrian Hila
2.Agim Doci
3.Agim Rreza
4.Alban Laro
5.Aleksander Gjoka
6.Aleksander Lalo (Marga Lalo)
7.Alfred Kacinari
8.Alket Zaimi
9.Arjan Gjici
10.Arjan Toci
11.Bledar Sejko
12.Clirim Denaj
13.Diana Toce Ziu
14.Dritan Lumshi
15.Edmond Veizaj
16.Edmond Zhulali
17.Elton Deda
18.Endri Mucaj
19.Endri Sina

20.Enis Mullaj
21.Eriona Rushiti
22.Esat Ruka
23.Fatmir Lela
24.Fatos Qerimaj
25.Feim Ibrahimi (Etrita Ibrahimi)
26.Ferdinand Deda (Elton Deda)
27.Flamur Shehu
28.Gentian Lako
29.Gjergj Hila
30.Gjergj Kacinari
31.Gjergj Leka
32.Haig Zacharian
33.Hektor Duri
34.Ilir Balla
35.Jorgo Papingji
36.Josif Minga
37.Klement Marku
38.Kristi Popa
39.Kujtim Laro (Alban Laro)

40.Leonard Bulku
41.Luan Zhegu
42.Luljeta Bulku
43.Mark Gjoka
44.Mark Luli
45.Mimoza Tola
46.Miron Kotani
47.Osman Mula
48.Pellumb Vorpsi
49.Petrit Terkuci
50.Redon Makashi
51.Roberto Radoja
52.Ruzhdi Keraj
53.Servet Dik Cara
54.Shpëtim Kushta
55.Tasim Hoshafi
56.Todi Dorri
57.Vangjo Toce
58.Vladimir Kotani

Këtu do të gjeni deklaratën drejtuar Radio Televizionit Shqiptar

Albautor