Komunikim Zyrtar Nga Albautor
Të nderuar artistë krijues, anetarë dhe miq të Albautor,
Radio Televizioni Shqiptar në menyrë sistematike abuzon me të drejtat e krijuesve. Në kundershtim flagrant me ligjin Shqiptar në fuqi dhe me Vendimin e Gjykates Administrative të Apelit Tiranë, RTSH është e detyruar të paguajë në menyrë urgjente të drejten e autorit pa asnje pretendim.
Albautor, së fundmi e ka percjellë këtë shqetesim në të gjitha instancat shtetërorë të vendit, si dhe pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë, EBU (European Broadcasting Union - Organizatori i Festivalit Europian të Këngës në Eurovision), CISAC, OSBE, Youtube, Spotify, Amazone, etj. Youtube, si nje kompani serioze nderkombetare, nuk mund te lejoje qe nepermjet rrjetit te saj te abuzohet masivisht me te drejten e autorit. Me sa duket, të ndodhur perpara një situate të tille masive të abuzimit, Youtube ka vendosur të bllokoje kanalin e RTSH që transmetonte veprat pronë e krijuesve shqiptare në shkelje të ligjit. RTSH mjafton te argumentoje perpara Youtube që paguan te drejten e autorit dhe që është korrekte me ligjin dhe nuk do te ketë më asnje problem.
Deklarimi se Albautor apo S.U.A.D.A. i ka bllokuar kanalin RTSh-së (ku administrator i rrjetit është Youtube dhe jo Albautori) është sa qesharak dhe disinformues.
Duhet t’i kujtojmë “të paditurve” se:
PRONARI I NJË VEPRE ARTISTIKE ËSHTË VETEM AUTORI! NUK
KA TË DYTË!!!
Të gjithë të tjeret, si Radiot apo TV, janë thjeshtë shfrytezues i të drejtave. Ky eshte ligji, ky eshte gjyqi, kjo është e drejta!