Njoftohen Të Gjithë Autorët
Njoftohen të gjithë autoret shqiptare dhe të huaj, (kompozitorë, poetë, orkestrues, shkrimtarë, piktorë, skulptorë, fotografë, gazetarë, eseistë, karikaturistë apo/dhe autorë të veprave të tjera artistike) si dhe trashëgimtarët, se për të përfituar nga shpërndarja e të ardhurave nga veprat e tyre duhet të kryejnë deklarimin e të gjithë veprave pranë zyrave të Albautor si më poshtë:
Bulevardi"Bajram Curri" Nr.114 Kati II.Ap1Njesia Bashkiake nr.5 Tirane, 1006.
Tel: +355 44 529 797
Website: http://albautor.net
e-mail: info@albautor.net
Në deklarim përfshihet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Lista e plotë e veprave e nënshkruar dhe/ose kopje e veprave.
- Adresa e banimit/vendi i punës, email, nr. telefonit.
- Të dhënat e llogarisë bankare për kryerjen e pagesave.
- Kopje e thjeshtë e dëshmisë së trashëgimisë në rastin kur autori është ndarë nga jeta.
Deklarimi i veprave përbën kusht themelor për marrjen e të ardhurave dhe në përgjithësi për mbrojtjen e autorësisë. Në rast mos interesimi e për rrjedhojë mos shpërndarjen e vlerave ekonomike brenda 3 viteve, këto shuma kalojnë automatikisht në llogari të Albautor dhe autorëve të tjerë sipas legjislacionit ne fuqi.